Hoti i kërkon Izraelit t’ia heq vizat Kosovës
Se po qëndron për vizitë në Izrael, ka njoftuar sot deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Hoti ka njoftuar se në këtë takim ka kërkuar heqjen e regjimit të vizave mes dy vendeve në mënyrë që qytetarët dhe bizneset të udhëtojnë lirshëm, kërkesë e cila ka thënë se “u mirëprit jashtëzakonisht mire”.
Përveç heqjes së vizave, Hoti ka kërkuar edhe që të hapet sa më parë ambasada izraelite në Prishtinë.
(Kosova Sot Online)