Basha reagon pas arrestimit të policëve: Sjelljet e tilla kriminale vetëm çka eskalojnë situatën
Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka kërkuar në mënyrë urgjente nga Serbia t’i liroj tre policët e Kosovës të arrestuar nga forcat speciale serbe brenda territorit të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Basha ka shkruar se sjelljet e tilla e eskalojnë situatën, por shtoi se nuk e frikësojnë Policinë e Kosovës asnjëherë.
Postimi i plotë:
Milicia e Vuçiqit ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka kidnapuar 3 zyrtarë policorë të Republikës së Kosovës.
Serbia duhet t’i liroj urgjentisht, dhe bashkësia ndërkombëtare t’i vë sanksione vllaut të Putinit që po ndjek rrugën e shefit të tij Millosheviç!
Sjelljet e tilla kriminale vetëm çka eskalojnë situatën, por asnjëherë nuk frikojnë Policinë tonë, dhe as nuk na ndalin në rrugëtimin tonë në shtrirjen e sovranitetit.
(Kosova Sot Online)