
Zhvillimet në Kosovë dhe Serbi, Escobar nesër mban konferencë për media

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, nesër do të mbajë një konferencë online me gazetarë në orën 15:00, përcjell “Kosova Sot Online”.
Escobar me gazetarët do të bisedojë rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe Serbi.
Të marten, në Mitrovicën e veriut policia e Kosovës e ka arrestuar udhëheqësin e “Mbrojtjes Civile” Milun Millakoviq, i njohur si “Lune”.
Ndërsa, dje janë kidnapuar tre policë nga ana e njësisë speciale të Serbisë.
(Kosova Sot Online)