![](/uploads/kosova-sot/images/2023/June/15/200x200_kosove-shqiperi1686808918.webp)
Lexoni edhe:
Shqipëria i vendosi sanksione Kosovës sepse Edi Rama tregoi me kohë që e ka lëshuar rrugën e përkrahjes së Kosovës në politikën e jashtme të shtetit shqiptar, u rreshtua me Serbinë
Presidentja Vjosa Osmani nga Strasburgu ku dje mbajti një fjalim në Parlamentin Europian, sot ka shkuar në Luksemburg. Atje është pritur nga Duka i Madh Henri, i cili njoftoi për takimin dhe agjendën e diskutimit me Osmanin, transmeton "Kosova Sot Online ".
“Duka i Madh ka pritur Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për një takim në Luksemburg në kuadër të një vizite pune. Situata në veri të Kosovës, si dhe marrëdhëniet bilaterale ishin në agjendën e bisedës”, thuhet në njoftimin zyrtar të Dukës.
Duka i Madh në Luksemburg ka në funksion përfaqësimin e vendit të tij në politikën e jashtme.
(Kosova Sot Online )