QKRMT: Ndërkombëtarët të interesohen për vendndodhjen dhe të vizitohen policët e rrëmbyer
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës ka kërkuar nga mekanizmat ndërkombëtar që interesohen për vendodhjen dhe të vizitohen policët të cilat janë rrëmbyer nga forcat serbe, përcjell “Kosova Sot Online”.
Kjo organizatë ka shprehur shqetësim për mungesën e informacionit rreth vendndodhjes dhe gjendjes së zyrtarëve policor.
“Duke pasur parasysh raportet me Serbinë si dhe kontekstin politik, QKRMT mbetet e shqetësuar për mungesën e informacionit rreth vendndodhjes dhe statusit të tre zyrtarëve policor, andaj me qëllim të parandalimit të torturës dhe çfarëdo forme të keqtrajtimit ndaj tyre, QKRMT u është drejtuar me kërkesë zyrtare mekanizmave ndërkombëtare që të interesohen për vendndodhjen e tre zyrtarëve policor, dhe të njëjtin të vizitohen nga mekanizmat ndërkombëtar”, është bërë e ditur në komunikatën e QKRMT-së.
Të mërkurën, Policia e Kosovës ka deklaruar se tre zyrtarë kufitarë janë kidnapuar nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vijën kufitare në veri të Kosovës.
(Kosova Sot Online)