
Haki Abazi: Kemi policë të djegur ndoshta edhe të vrarë në veri

Provimi është kaluar kur ushtarët e KFOR-it janë vendosur në fron më ballafaqimin me kriminelët serbë, ka deklaruar ish-deputeti i LVV-së, Haki Abazi në seancën e jashtëzakonshme ku po raportohet për situatën në veri dhe kidnapimit të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Faleminderit shumë për KFOR-in dhe NATO që kanë hyr në mes, që mos të ballafaqohen me mollotovët e kriminelëve serbë, e ne sot kemi policë të njësisë speciale të djegur, të lënduar ndoshta edhe të vrarë. Nëse dikush ka deshtë më e ve në dyshim mbrojtjen e Kfor’it dhe Nato’s, të SHBA-së apo ë BE-së, ata i vendosën ushtarët e tyre në frontin e ballafaqimit me kriminelët serbë, mjaftueshëm, provimi është kaluar”, ka thënë Abazi në Kuvend.
(Kosova Sot Online)