Alarmon Spahiu: Mund të na bllokohet kufiri me Shqipërinë

  • A.P /
  • 15 June 2023 - 21:12
Alarmon Spahiu: Mund të na bllokohet kufiri me Shqipërinë

Jam i bindur se çfarëdo që të bëjë Kosova sërish do të marrë kritike nga bashkësia ndërkombëtare, ka deklaruar analisti Nexhmedin Spahiu, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas, Spahiut, Kosova po përdoret si karem për strategji të mëdha politike, duke shtuar se mund të ketë edhe sanksione ndaj Kosovës.

Një ndër masave shtrënguese, Spahiu e përmendi edhe mundësinë që të mbyllet kufiri me Shqipërinë.

”Këtë rast jemi duke u përdorur si një karrem, në strategjinë e tyre edhe po akuzohemi, prandaj mund të kemi edhe masa shtrënguese, mund të ndodhë edhe të suspendohet liberalizimi, që të na ndalen fondet, që të na bllokohet kufiri me Shqipërinë”, ka thënë Spahiu.

Ai po ashtu ka thënë se Kosova nuk mund të zgjedhë në mes SHBA-ve, Kinës ose Rusisë.

Sipas tij, këtë “mundësi” po e ka Serbia të veprojë si e pavarur, për këtë SHBA-ja e dëshiron brenda influencës së saj. 

(Kosova Sot Online)