![Dy vajza arrestohen pasi tentuan të fusin marihuanë në Dubravë](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/12/200x200_auto_burgu-dubraves-1-657x350_1546871068-688492015468713221694511793.jpg)
Avokati serb: Policët e Kosovës duhet të lirohen, nëse ndodh e kundërta Serbia e shkel marrëveshjen e Brukselit
![Avokati serb: Policët e Kosovës duhet të lirohen, nëse ndodh e kundërta Serbia e shkel marrëveshjen e Brukselit](/uploads/kosova-sot/images/2023/June/16/auto_policet-600x3601686910190.webp)
Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, i cili më herët njoftoi se policët e rrëmbyer nga Serbia ndodhen në Kralevë ku po zhvillohet seanca ndaj tyre, ka thënë se ata duhet të lirohen, pasi nuk ka asnjë bazë reale ligjore për ndalimin e tyre, përcjell “Kosova Sot Online”
Stojkoviq ka theksuar se nëse ata nuk lirohen, do të thotë që Serbia e shkel Marrëveshjen e Brukselit.
“Policët e Kosovës duhet të lirohen. Nuk ka asnjë bazë reale ligjore për ndalimin e tyre. Nëse nuk lirohen, kjo do të thotë se Serbia po shkel Marrëveshjen e Brukselit, por edhe se nuk ka ndërmend paqen me Kosovën”, ka shkruar Stojkoviq.
Avokati serb ka thënë se sipas “Marrëveshjes së Brukselit, Serbia e trajton Policinë e Kosovës si forcë të armatosur legale. Prandaj, nëse pjesëtari i asaj policie gjendet me armë në territorin e Serbisë pa i shkelur ligjet tjera, ai nuk mund të arrestohet, sepse statusi i tij për Serbinë është po aq i ligjshëm sa statusi i policisë së Republikës së Serbisë”.
Kosovski policajci moraju biti pušteni. Ne postoji stvarni zakoniti osnov njihovog zadržavanja.
— Advokat Čedomir Stojković ???? (@FIGHT_4_RIGHT_S) June 16, 2023
Ako ne budu pušteni to će značiti da Srbija krši Briselski sporazum ali i da nema nameru mira sa Kosovom.
(Kosova Sot Online)