Lexoni edhe:
Abazoviq dhe Kurti takohen në Strugë: Mali i Zi i gatshëm të mirëpresë raundin e radhës të dialogut Kosovë-Serbi
Një grua dyshohet se ka rënë nga ura e Fshajt në Gjakovë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka thënë për se tashmë njësitet për kërkim shpëtim janë duke kërkuar për viktimën, transmeton "Kosova Sot Online ".
“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatë se një person (femër e moshës madhore) ka rënë nga ura e Fshajt në lumin Drini i Bardhë. Të gjitha njësitet e nevojshme policore dhe zjarrfikësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Njësia për Kërkim Shpëtim”, tha ai.
Abazoviq pas takimit me Kurtin: Mali i Zi është i gatshëm të jetë nikoqir i takimit mes Kosovës e Serbisë
Elezaj shtoi tutje se në këto momente, edhe përkundër rrjedhës së madhe të ujit në lumë, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme për gjetjen e viktimës.
(Kosova Sot Online )