
Serbët nisin protestat në veri

Serbët kanë filluar protestën në veri Mitrovicës kundër arrestimit të Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës, si dhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan, përcjell “Kosova Sot Online”.
Gjatë arrestimit të Milun Milenkovic- Llune, që ndodhi ditë më parë, janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës.
(Kosova Sot Online)