![Haga ndërpret hetimet ndaj Sylejman Selimit](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/13/200x200_sylejman_sellimi1739460809.jpg)
Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës: Vdes 35-vjeçari, arrestohet shoferi
![Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës: Vdes 35-vjeçari, arrestohet shoferi](/uploads/kosova-sot/images/2023/June/19/auto_-800-0-649005c2345bd1687172591.jpg)
Një 35-vjeçar ka humbur jetën në autostradën Tiranë-Durrës, pasi automjetit me të cilin ai po udhëtonte si pasagjer, doli nga rruga dhe u përplas me bordurën anësore të rrugës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Kurse, Policia e Tiranës ka njoftuar se ka arrestuar shoferin e mjetit me të cilin udhëtonte 35-vjeçari.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Tiranë arrestuan shtetasin E. H., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri në këtë automjet, shtetasi V. M., 35 vjeç”, njofton policia.
(Kosova Sot Online)