![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Në shenjë revolte shoferët serbë bllokojnë rrugën për Serbi
![Në shenjë revolte shoferët serbë bllokojnë rrugën për Serbi](/uploads/kosova-sot/images/2022/December/15/auto_barrikada1671134752.jpg)
Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e mallrave serbe, drejtuesit e kamionëve serbë, të cilët nuk po lejohen të hyjnë në Kosovë, janë revoltuar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ata kanë bllokuar rrugën magjistrale në pjesën e Serbisë, kanë bllokuar rrugën magjistrale, pas pikës kufitare të Jarinjes, në vendin e quajtur Rudarë.
Ata nuk po e lejojnë qarkullimin e automjeteve që shkojnë nga Kosova drejt Serbisë.
Ky reagim i serbëve vjen për shkak të situatës të tensionuar në Veri të Kosovës, që çoi në kidnapimin e tre policëve nga Kosova nga forcat serbe, e më pas në vendimin e Kosovës për ndalimin e mallrave serbe në Kosovë.
(Kosova Sot Online)