Shqiptarët protestojnë sot në Finlandë para zyrës së BE-së
Në Finlandë sot shqiptarët protestojnë në përkrahje të Kosovës para zyrës së BE-së, përcjell “Kosova Sot Online”.
Kjo protestë do të mbahet nga ora 15:00.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se për këtë protestë kanë marrë leje nga Policia.
”I ftojmë të gjithë bashkatdhetarët tanë të na bashkangjiten në protestën e datës 20.06.2023 nga ora 15.00 para zyres te BE (Euroopan parlamentti) Leja prej policisë është në rregull. Vendi i protestës është para zyrës së BE (Euroopan parlamentti) që është në adresën Malminkatu 16, Helsinki”, thuhet në njoftimin e bërë për media nga shqiptarët e Finlandës.
(Kosova Sot Online)