![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Sipas analistit serb ja kur mund të lirohen tre policët
![Sipas analistit serb ja kur mund të lirohen tre policët](/uploads/kosova-sot/images/2023/June/21/auto_dusan-janjic1687330092.jpg)
Analisti serb, Dusan Janjic, në një intervistë ka folur rreth tre policëve të Kosovës të kidnapuar në veri, të cilët sipas tij, nëse bëhet një hetim i plotë për të sqaruar gjërat mund të lirohen për tri ose katër ditë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ai shtoi se familjarët e policëve kanë krijuar një grup të mirë avokatësh.
“Është një çështje që mund të zgjidhet lehtë, por jo brenda natës. Për mendimin tim vizita e ambasadorit të Kosovës në Beograd tek tre policët në burg ishte diçka. Në të njëjtën kohë, familjarët e policëve kanë krijuar një grup të mirë avokatësh. Duhet një hetim për të sqaruar gjërat dhe çështja ndoshta mund të zgjidhet për 3-4 ditë”, tha ai.
(Kosova Sot Online)