![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Në Graçanicë protestuesit shpërndahen
![Në Graçanicë protestuesit shpërndahen](/uploads/kosova-sot/images/2023/June/22/auto_2w21687434542.webp)
Qytetarët serbë sot protestuan para Stacionit të Policisë në Komunën e Graçanicës, ku ata kërkuan lirimin e Dragisha Milenkoviq, i cili është arrestuar nga policia gjatë së mërkurës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Protestuesit u shpërndanë dhe nuk është regjistruar ndonjë incident.
Ndryshe, Dragisha Milenkoviq dyshohet se si gardian i burgut në Prishtinë dhe në paralelen e ndarë nga Prishtina konkretisht në burgun e Lipjanit, në mënyrë sistematike, dyshohet se ka ushtruar torturë, dhunë fizike, psikike, keqtrajtime dhe maltretime çnjerëzore dhe të skajshme për jetën ndaj të burgosurve shqiptarë.
(Kosova Sot Online)