Sot dita më e nxehtë e verës në Shqipëri
Dita e sotme ka qenë më e nxehta e kësaj vere deri tani në Shqipëri. Dielli përvëlues thuajse i zbrazi rrugët e Tiranës dhe mbushi plazhet. Vlerat e termometrit shënuan deri në 9 gradë më shumë se normalja e muajit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Temperatura të larta janë shënuar edhe nga Shkodra, Tirana, Berati si pasojë e valës së të nxehtit që ka prekur rajonin e Ballkanit, por territori shqiptar ndodhet në periferi dhe kjo bën që të kemi temperatura diku 9 gradë më shumë se normalja.
Freskimin e motit pritet ta ndiejmë gjatë fundjavës. Meteorologët parashikojnë rënie të temperaturave me 3-4 gradë celcius dhe reshje shiu në zona të caktuara.
(Kosova Sot Online)