Hoti: Çfarë ka ndodhur me kushtet e jetës në Kosovë?
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka publikuar disa të dhëna të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ku krahasohen kushtet e jetës në Kosovë në vitin 2020 dhe të vitet të kaluar, 2022, përcjell “Kosova Sot Online”.
Sipas statistikave të publikuara nga Hoti, në vitin 2022 është rritur përqindja e ekonomive familjare që s’kanë mundur të përballojnë pagesat, dy herë ose më shumë gjatë vitit.
Postimi i plotë:
Çfarë ka ndodhur me kushtet e jetës në Kosovë?
2020:
Rreth 12.7% e ekonomive familjare kishin vështirësi të mëdha në kryerjen e pagesave të nevojshme marrë parasysh të ardhurat totale dhe gjendjen për të kryer pagesat e nevojshme të zakonshme.
2022:
19% e ekonomive familjare nuk kanë mundur të përballojnë pagesat, dy herë ose më shumë gjatë vitit.
(Burimi i të dhënave: Agjencia e Statistikave të Kosovës)
(Kosova Sot Online)