“U kap në autolarje”, detaje të reja për arrestimin e personit që dyshohet se sulmoi KFOR-in
Policia e Kosovës ka arrestuar N.O, një prej të dyshuarve kryesor për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it më 29 maj, përcjell “Kosova Sot Online”.
N.O është rezident në Veri të Mitrovicës dhe njihet edhe me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”.
“Si rezultat i punës dhe hetimeve intensive të realizuara nga Policia e Kosovës, sot në orët e paradites është arrestuar i dyshuari mashkull serb N. O., me vendbanim në Mitrovicë Veri, i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”, si i dyshuar për përfshirje në rast të sulmit dhe rrezikimit të personave nën mbrojtje ndërkombëtare – KFOR-it”, thuhet në njoftim e Policisë.
Raportohet se N.O është kapur në vendin e tij të punës, në një autolarje lokale në afërsi të stacionit të autobusëve.
(Kosova Sot Online)