Rama: T’i japim fund lojës politike “Tomi dhe Xherri”, ky rajon nuk është as i Albinit as i Aleksandrit

  • E.k /
  • 23 June 2023 - 14:27
Rama: T’i japim fund lojës politike “Tomi dhe Xherri”, ky rajon nuk është as i Albinit as i Aleksandrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiqin, duke thënë se ky rajon s’është i asnjërit prej tyre, dhe se Ballkani Perëndimor ka vuajtur mjaft nga nacionalistët dhe nacional-folkloritstët,përcjell “Kosova sot Online”.

Rama ka thënë se duhet të evitohet përkeqësimi i pozicionit të Kosovës dhe skenari i izolimit të Serbisë, meqë asnjëra s’janë në interes të Shqipërisë.

“Ky rajon s’është as i Albinit dhe as i Aleksandrit. Ky rajon ka vuajtur boll nga nacionalistët, nacional folkloristët dhe nga përplasjet e vazhdueshme të cilat mund edhe të kenë pasur justifikime në kohëra tjera, por s’i kanë më sot, kur jemi në një Evropë që kërkon të mbështes paqen.

Kjo situatë i shkon për shtati vetëm Rusisë. Nga kjo përplasje dhe nga kjo paaftësi për tu ulur me durim dhe për të çuar përpara procesin, s’fiton as Evropa, në kuptimin Evropa mes nesh, fiton vetëm Rusia.

Ka një marrëveshje bazë, dhe të dy palët po sillen sikur të mos ketë ndodhur fare marrëveshja.

Duhet të dalim nga kjo lojë politike Tom and Jerry. Duhet të evitojmë skenarin e përkeqësimit të pozicionit të Kosovës, por edhe skenarin e izolimit të Serbisë. S’janë skenar të mirë për ne, për interesin tonë, si një vend që kërkon të përparoj me çdo çmim, ekonomikisht. Çdo gjë që ndodh rreth e rrotull na cenon neve”, ka thënë Rama.

Rama gjithashtu ka thënë se sot ka nisur një valë sanksionesh

“Aq më tepër, fakti që sot ka filluar një valë e parë sanksionesh. Çfarë të mire i sjell të nesërmes. Nëse e nesërmja s’matet me pikët elektorale”, ka theskuar tutje.

(Kosova Sot Online)