Europol: Një rrjet shqiptar i trafikut të drogës është çmontuar
Një rrjet shqiptar i trafikut të drogës që shtrinte aktivitetet e tij të paligjshme në Gjermani, Itali dhe Holandë është çmontuar nga forcat policore evropiane, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”
Europol në bashkëpunim me policinë në të tre vendet, arrestoi 35 persona dhe sekuestroi më shumë se 1 milion euro.
“Rrjeti kriminal dyshohet se është përgjegjës për shpërndarje të gjerë të kokainës dhe kanabisit nga Amerika e Jugut në Evropë dhe shpërndarjen e tij të mëtejshme në të gjithë Bashkimin Evropian”, tha Europol.
(Kosova Sot Online)