Lexoni edhe:
Gazeta e famshme amerikane “POLITICO” ia rikujton Kosovës që SHBA është jetike për sigurinë
Pas mbi një jave të qëndrimit mbyllur në objektin e Komunës së Leposaviqit, zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri është larguar që aty. Këtë e ka konfirmuar vetë ai përmes një videoje të postuar në faqen e tij në Facebook, transmeton "Kosova Sot Online".
“Dita e nëntë dhe e fundit e imja në Komunën e Leposaviqit”, shprehet ai.
“Erdhi moment më u largu dhe me emocione të përziera u përshëndeta me kryetarin Lulzim Hetemi, një burrë stoik që motivoj me vazhdu deri në fund dhe me e kry misionin faqebardhë”, ka thënë Vokrri.
Ndryshe, zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, pozitë këtë të cilën e kishte marrë me aminin e Albin Kurtit, më 7 prill të këtij viti ishte ftuar nga hoxha Shefqet Krasniqi që të marrë pjesë në një iftar. Në këtë organizim të Krasniqit, Vokrrit si zyrtar i Qeverisë së Kosovës i ishte dhënë edhe një fjalë rasti.
Vokrri në fjalimin e tij para të ftuarve të Shefqet Krasniqit, s’ka ngurruar që të hyjë në histori, duke folur për atë se si sipas tij ka lindur kombi shqiptar e deri tek misioni si myslimanë për të përhapur islamin në perëndim.
Zyrtari i Qeverisë në ligjëratën e tij fetare thotë se shqiptarët janë produkt i së paku dy qytetërimeve, derisa shprehet falënderues se për më shumë se gjashtë shekuj shqiptarët janë nën ndikimin e fuqishëm të qytetërimit islam.
(Kosova Sot Online "