Polici i liruar: Jemi shumë mirë
Tre policët kosovarë të rrëmbyer brenda territorit të Kosovës, janë liruar ditën e sotme, përcjell “Kosova Sot Online”.
Të njëjtit ishin rrëmbyer me 14 qershor nga forcat e Serbisë.
Njëri nga policët ka thënë se janë shumë mirë me shëndet.
“Në rregull, shumë mirë, mirë jemi krejt”, është deklaruar shkurt një nga policët.
(Kosova Sot Online)