Dy vëllezërit që u vranë në Gjakovë do të varrosen nesër
Varrimi i dy vëllezërve që u vranë mbrëmjen e së dieles në fshatin Madanaj të Gjakovës, do të bëhet nesër më 27 qershor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Njoftimi u bë nga familjarët e tyre.
Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në ora 15:00, në fshatin Madanaj.
Të dielën në këtë fshat u vranë dy vëllezërit Islamaj.
Dyshohet se deri tek ky rast ka ardhur si shkak i një konflikti pronësor.
I dyshuari për vrasjen e tyre, u arrestua në fshatin Zllakuqan të Klinës, i cili u gjet i lënduar nga ana e policisë.
(Kosova Sot Online)