Kurti: I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndërprerë nxitjet e dhunës para se të ketë jetë të humbura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas sulmit ndaj ndërtesës së komunës së Mitrovicës së Veriut, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ai i ka bërë thirrje Serbisë që menjëherë t’i ndërpresë nxitjet e dhunës “para se të ketë jetë të humbura”.
“Mbrëmë ndërtesa e komunës së Mitrovicës së Veriut është sulmuar me dy granata dore, duke shkaktuar dëme te veturat afër. Fatmirësisht, asnjë person nuk është lënduar, por mund të kishte ndodhur lehtësisht. I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndërprerë nxitjet e dhunës para se të ketë jetë të humbura”, ka shkruar Kurti.
(Kosova Sot Online)