![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Bogdanoviq: “Deklarata e Vidovdanit” akt terrorist dhe kërcënim i hapur, shpalleni Listën Serbe organizatë terroriste
![Bogdanoviq: “Deklarata e Vidovdanit” akt terrorist dhe kërcënim i hapur, shpalleni Listën Serbe organizatë terroriste](/uploads/kosova-sot/images/2023/June/27/auto_3331687869911.webp)
Serbët në Mitrovicë të Veriut sot e prezantuan një deklaratë të ashtuquajtur “Deklarata e Vidovdanit” e që përmbante edhe tone kërcënuese ndaj Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Atë deklaratë po e cilëson “terroriste” aktivisti serb, Bogdan Bogdanoviqi.
“Deklarata e Vidovdanit” është një akt terrorist dhe një kërcënim i hapur dhe thirrje për të rrëzuar rendin kushtetues të Kosovës! Menjëherë shpalleni Listën Serbe organizatë terroriste dhe arrestojini liderët dhe terroristët, pengje të të cilëve janë qytetarët e komunitetit serb.” – u shpreh ai përmes një postimi të bërë në Twitter.
(Kosova Sot Online)