Vuçiq: Ndërkombëtarët do të na sjellin tekstin e Asociacionit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se ndërkombëtarët do ta çojnë tekstin e Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Vuçiq e ka komentuar shpërthimin e mbrëmshëm në pjesën veriore të Mitrovicës me një pyetje.
“A është njësoj si me armët e gjetura përballë komunës së Zveçanit në afërsi të NATO-s dhe policisë së Kosovës, dhe me ditë më parë kemi raportuar në shërbimet më të mëdha botërore se çfarë kanë planifikuar të bëjnë”, pyeti Vuçiq.
“Të gjithë në botë e dinë se kush po përpiqet të përshkallëzojë situatën, të gjithë në botë e dinë se kush po luan luftë…”, tha Vuçiq.
(Kosova Sot Online)