Presidentja e Hungarisë përshëndet vendimin e Vuçiqit për të liruar tre policët e Kosovës

  • A.P /
  • 27 June 2023 - 16:19
Presidentja e Hungarisë përshëndet vendimin e Vuçiqit për të liruar tre policët e Kosovës

Për lirimin e tre policëve të Kosovës të cilët ishin rrëmbyer nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës, krerët e Hungarisë po konsiderojnë se janë meritor për vendimin e Serbisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online” .

Pas kryeministrit hungarez Viktor Orban, se Hungaria ka merita e ka thënë sot edhe presidentja e këtij shteti, Katalin Novak.

Ajo ka thënë se Hungaria ndihmon aty mundet, duket përshëndetur kështu vendimin e presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic për të liruar tre policët e Kosovës, lirim që sipas saj ka ardhur pas propozimit të Hungarisë të bërë në konferencë për media në kuadër të Këshillit për Bashkëpunim Strategjik.

“Një lëvizje e mirë drejt konsolidimit”, ka shkruar Novak.


(Kosova Sot Online)