![Numërohen mbi 93 % e votave, ja cila parti ka ndryshim në rezultat](/uploads/kosova-sot/images/2025/January/29/200x200_Zgjedhjet_2025_ne_Kosove1738133399.jpg)
Pas sulmit me granatë dore Sveçla publikon një video
![Pas sulmit me granatë dore Sveçla publikon një video](/uploads/kosova-sot/images/2023/May/09/auto_Xhelal-Svecla-51683649418.png)
Objekti i Komunës Veriore të Mitrovicës është sulmuar me një granatë dore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Lidhur me këtë incident, ka reaguar kreu i Ministrisë së Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se agresioni i regjimit të Vuçiqit po vazhdon.
Sveçla ka thënë se sulmi terrorist i ndodhur mbrëmë ndaj objektit të Komunës së Mitrovicës Veriore është një përpjekje tjetër për eskalim dhe destabilizim.
“Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sjelljen e tyre armiqësore. Sulmet duhet të ndalen tani”, ka shkruar Sveçla.
Në këtë reagim kreu i MPB-së ka bashkëngjitur edhe një video në të cilën tregohen dëmet e shkaktuara nga sulmi me granatë dore.
The aggression of Vucic continues. Last night terrorist attack against the Municipal building in North Mitrovica is yet another attempt for escalation & destabilization. Serbia should be held responsible for their hostile behaviour. The attacks must stop now. pic.twitter.com/0fsp7OjeuR
— Xhelal Sveçla (@XSvecla) June 27, 2023
(Kosova Sot Online)