![Kurti - opozitës: Hajnat kanë me shku në burg](/uploads/kosova-sot/images/2025/January/23/200x200_Zgjedhje_20251737615804.jpg)
Vdes një 70-vjeçare pasi ra nga një objekt në Prishtinë
![Vdes një 70-vjeçare pasi ra nga një objekt në Prishtinë](/uploads/kosova-sot/images/2023/May/13/auto_Shiriti-i-policise1683972322.jpg)
Një 70-vjeçare ka vdekur pasi ka rënë nga një objekt në Prishtinë, përcjell "Kosova Sot Online".
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar.
“Rreth orës 05:00, është raportuar se në rrugën “Viktor Majer” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 70 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen me qëllim zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rasti”, ka deklaruar Borovci.
(Kosova Sot Online)