Deputeti Karameta thotë se njerëzit s’po rrijnë në shtëpi për Bajram

  • E.k /
  • 28 June 2023 - 16:23
Deputeti Karameta thotë se njerëzit s’po rrijnë në shtëpi për Bajram

Deputeti i VV-së, Burim Meta, është shprehur i pakënaqur me qytetarët që nuk po e presin festën e Kurban Bajramit në shtëpitë e tyre, përcjell "Kosova Sot Online".

Meta ka shkruar se njerëzit nuk po e presin festën në shtëpitë e tyre, por që po shkojnë në bregdete.

Ai ka shkruar se me kënaqësi do të shkonte që të ja uronte bajramin, ashtu sikurse është festuar kohë me parë.

Postimi i plotë

Urime festa e gezimit, Kurban Bajrami edhe per te gjithe Ju te cilet nuk ndodheni ne shtepite e juaja. Nuk ndodheni sepse planifikuat qe me rezervimet e juaja t’i stermbushni hotelet ne bregdetin shqiptar dhe ne ate te Malit te Zi, ne Turqi dhe gjithandej. Me kenaqesi doja te vija tek ju, e ju te vini tek une per te shkembyer urimet e ndare gezimin sebashku nen emeblsine e bakllavase ashtu sic festuan prinderit tane e ashtu sic e ka tradita neper shekuj. Uroj Bajramin per ju, ashtu siç uroj qe te mos behemi komuniteti qe ne cdo feste bujare, e shqiptare, e fetare-t’i braktisimi shtepite tona. Katandisje e perikje! Uroj bajramin sic uroj qe kjo varferi shpirterore e sociale te varferohet sa me shpejt! Uroj bajramin sic uroj ne mirekuptimin tim te te gjithe atyre te cilet me te vertete shkuan per te pushuar, e jo per te “pushuar” keto dy dite.Sinqerisht, Burimi.

(Kosova Sot Online)