Lexoni edhe:
Edhe një mjet tjetër shpërthyes është hedhur në drejtim të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në veri, digjet një pikë statike
Eurodeputeti austriak Thomas Waitz ishte këtë të mërkurë ka folur rreth zhvillimeve më të fundit të situatës së tensionuar Kosovë-Serbi, transmeton "Kosova Sot Online".
Ndër të tjera ai ka komentuar edhe qendrimet e të dërguarit të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, të cilat i ka quajtur të njëanshme dhe në favor të Serbisë.
Sipas eurodeputetit po i bëhen shumë kërkesa Kosovës ndërsa asnjë kërkesë nuk po i bëhet Serbisë, por megjithatë sipas tij, kjo do tregojë se kush është vërtetë duke u afruar me parimet e demokracisë së deputetit.
“Fatkeqësisht nuk ka garanci që serbët do të marrin pjesë në zgjedhje. Kur unë konfrontova zotin Lajçak me fjalën e tij të njëanshme, ishte çasti kur ai po ndante disa kushte për palën serbe, por për fat të keq ai nuk e ngriti zërin aq shumë për palën serbe dhe për problemet e tyre.
Nëse qeveria e Kosovës tregon se ka vullnetin të paktën të përpiqen. Qeveria e Kosovës është duke u afruar me parimet e demokracisë që ka BE-ja dhe nëse Lista Serbe është sërish duke bojkotuar zgjedhjet mendoj se e tërë BE-ja do e ketë të qartë se kush është duke e minuar demokracinë.
I pyetur se përse e cilëson të dërguarin e Bashkimit Europian për dialogun Prishtinë-Beograd të njëanshëm, eurodeputeti u përgjigj:
“Fatkeqësisht, ju mund ta shikoni edhe në historikun e tij si politikan, ai ka qenë ambasador i Sllovakisë në Serbi, ka qenë ministër i jashtëm në vitin kur u shpall pavarësia e Kosovës. Sllovakia është një vend i cili nuk e ka njohur Kosovën dhe është nuk është një parakusht i mirë për të që të jetë i paanshëm në këto negociata.
Madje ai ka qenë ministër i jashtëm dhe nuk foli fjalë të mira për njohjen e Kosovës, ai ka marrëdhënie shumë të mira me Serbinë. Ne mund të shikojmë se pjesëmarrja e tij nuk ka pasur rezultat në uljen e tensioneve”,-tha për Euronews Albania, Thomas Waitz./Euronews.
(Kosova Sot Online )