Lexoni edhe:
Publikohet foto: Bosa droge dhe biznesmenë, të arrestuarit në Elbasan nisen me autobus drejt Tiranës
Qeveria e Kosovës, i ka shpallur organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe “Brigadën e Veriut” (Severna Brigada) – organizata këto që operojnë në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe, duke thënë se ato janë përgjegjëse për tensionet e fundit në këtë zonë, transmeton "Kosova Sot Online".
Kryeministri Albin Kurti, ka përmendur veprimet që janë ndërmarrë nga këto grupe, si sulme ndaj KFOR-it, gazetarëve e qytetarëve tjerë.
“Sulmet ndaj qytetarëve e ushtarëve të KFOR, shkaktim i rrezikshëm ndaj pronës publike e private, detyrimi në marrjen pjesë në protesta të dhunshme etj, janë veprimet e ndërmarra nga këto grupe. Andaj, mbrojta civile dhe brigada e veriut shpallen organizata terroriste”, tha Kurti.
(Kosova Sot Online )