Nenad Rashiq kundërshton Kryeministrin Kurti, voton kundër propozim vendimit që “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” të shpallen organizata terroriste

  • 29 June 2023 - 12:30
Nenad Rashiq kundërshton Kryeministrin Kurti, voton  kundër propozim vendimit që “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” të shpallen organizata terroriste

Qeveria e Kosovës i ka shpallë organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe “Brigadën e Veriut” (Severna Brigada) – organizata këto që operojnë në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe, duke thënë se ato janë përgjegjëse për tensionet e fundit në këtë zonë. Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka votuar kundër kësaj pike në mbledhjen e sotme të Qeverisë, transmeton "Kosova Sot Online".

Kryeministri Albin Kurti tha se këto paraqesin rrezik për rendin kushtetues dhe sigurinë në Republikën e Kosovës.

“Bazuar në vlerësimet institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës formacionet civile mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe komponenta e saj “Brigadën e Veriut” (Severna Brigada), paraqesin kërcenim serioz dhe të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikë së Kosovës”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Albin Kurti, ka përmendur veprimet që janë ndërmarrë nga këto grupe, si sulme ndaj KFOR-it, gazetarëve e qytetarëve tjerë.

(Kosova Sot Online )