Vriten babë e djalë në Dukagjin të Shkodrës
Gjokë dhe Eduard Gurra janë viktimat që u ekzekutuan sot në Dukagjin të Shkodrës, përcjell "Kosova Sot Online".
Mësohet se babë dhe djalë, Gjoka 57-vjeç dhe i biri 31 vjeç u qëlluan me armë zjarri nga persona të paidentifikuar teksa shkonin të shihnin banesën të cilën ua dogjën një natë më parë.
Nuk dihen ende motivet e vrasjes.
Gjokë Gurra ishte ish-polic.
(Kosova Sot Online)