Këta janë babë dhe bir që u ekzekutuan para shtëpisë në Shkodër
Dy personat që shihni në foto janë Gjok dhe Eduart Gurra, babë dhe bir, të cilët u ekzekutuan sot në derën e shtëpisë së tyre, të cilës i ishte vënë flaka një natë më parë në Shkodër, përcjell "Kosova Sot Online".
Eduart dhe Gjokë Gura kishin shkuar për të parë banesën e tyre, të cilës i ishte vënë flaka.
Në momentin që kanë mbërritur aty, persona të paidentifikuar i kanë ekzekutuar.
Nuk dihet akoma se si ka ndodhur kjo ngjarje.
(Kosova Sot Online)