Ambasadori amerikan: Kosova s’po i përgjigjet kërkesave të miqve

  • E.k /
  • 29 June 2023 - 21:20
Ambasadori amerikan: Kosova s’po i përgjigjet kërkesave të miqve

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jefferey Hovenier, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partneri më i ngushtë i Kosovës dhe përkushtimi i popullit amerikan ndaj vetë Kosovës dhe popullit të Kosovës mbetet po aq i qëndrueshëm si gjithmonë, përcjell "Kosova Sot Online".

Hovenier thotë se kanë kërkuar nga qeveria e Kosovës që të ndërmarrë disa veprime specifike për të ndihmuar në zbutjen e situatës atje, për të ndihmuar që të ecet përpara për të mirën e Kosovës dhe stabilitetit rajonal.

(Kosova Sot Online)