Reagon Kryeministri Kurti: Masat e BE janë për të ardhur keq

  • 30 June 2023 - 08:27
Reagon Kryeministri Kurti: Masat e BE janë për të ardhur keq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pak para mesnatës ka shkruar dhe në Twitter për masat e BE ndaj Kosovës, duke i quajtur për keqardhje, përcjell "Kosova Sot Online ". 

“Masat janë për të ardhur keq, p.sh. pasi ato janë një reagim ndaj mbrojtjes sonë të patundur të vlerave bazë të vetë BE-së-demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Megjithatë, Kosova mbetet një aleate e BE-së, besnike ndaj asaj që përfaqëson Unioni”, ka shkruar Kurti.

Bashkimi Evropian, siç ka thënë Kurti, te Kosova e gjen partnerin dhe aleatin e saj më të sinqertë dhe të qëndrueshëm në rajon të vlerave evropiane, parimeve demokratike dhe interesave afatgjate. “Kosova të tillë e ka qeverinë. Të tillë e ka popullin. Së pari popullin e pastaj qeverinë”, tha Kurti. 

(Kosova Sot Online )