![](/uploads/kosova-sot/images/2023/June/30/200x200_Capture-360-600x3601688114827.webp)
Lexoni edhe:
Kurti: S’e forcojmë ushtrinë për t’i sulmuar të tjerët, por për ta mbrojtur veten
Tre policët që u rrëmbyen nga Serbia më 14 qershor e u liruan të hënën, janë vizituar dje nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe ai i Departamentit të Kufirit, Ragip Bunjaku, transmeton "Kosova Sot Online ".
Sipas njoftimit të Policisë, Hoxha dhe menaxhmenti i PK’së u kanë ofruar policëve mbështetje dhe përkrahje morale, derisa kanë thënë se presin që të njëjtit t’u kthehen punëve dhe angazhimeve policore në të mirë të vendit.
Kurti: S’e forcojmë ushtrinë për t’i sulmuar të tjerët, por për ta mbrojtur vetenLexoni edhe:
“Drejtori Hoxha u shpreh se ndihet i gëzuar që tre policët e Policisë Kufitare të PK-së, të cilët ishin kidnapuar nga forcat serbe në territorin e Republikës së Kosovës, tashmë janë liruar. Ata janë mirë dhe iu kthyen familjes së tyre, kolegëve e institucioneve të Republikës së Kosovës.
Ai shprehu mirënjohjen dhe i inkurajoi ata për qëndresën dhe besimin e treguar, si dhe falënderoi ata për punën dhe angazhimet e tyre në kryerjen e detyrave policore me theks të veçantë luftën kundër kontrabandës e krimeve ndër-kufitare. Familjet e policëve të rrëmbyer me 14 qershor e tashmë të liruar, i uroi që festën e Kurban Bajramit e pritën së bashku me më të dashurit e tyre”, thuhet në njoftimin e Policsë.
(Kosova Sot Online )