
Jep dorëheqjen njëra nga këshilltaret e Vjosa Osmanit

Donjeta Miftari ka njoftuar se nuk do të jetë më këshilltare e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, post të cilin e ka ushtruar deri më tani, përcjell " Kosova Sot Online".
Shkak për këtë është rikthimi i saj profesional në Londër, aty ku edhe jeton.
“Një falënderim nga zemra për Presidenten e shquar dhe frymëzuese Vjosa Osmani që më dha mundësinë dhe nderin e jashtëzakonshëm të punoj në ekipin e saj”, shkroi mes tjerash në cicërimën gjegjëse në “Twitter”.
(Kosova Sot Online)