​Glauk Konjufca: Ndryshimet shoqërore ndodhin me angazhimin e të gjithë shoqërisë

  • E.k /
  • 30 June 2023 - 21:36
​Glauk Konjufca: Ndryshimet shoqërore ndodhin me angazhimin e të gjithë shoqërisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot mori pjesë në konferencën e tretë mbi Vullnetarizmin Edukativ, të organizuar nga organizata joqeveritare TOKA, program ky që integron mësimin me shërbimin në komunitet, përcjell "Kosova Sot Online".

Ai përmendi se ndryshimet shoqërore nuk mund të ndodhin vetëm me liderët institucionalë, por me angazhimin e të gjithë shoqërisë.

“Kryetari i Kuvendit përgëzoi të gjithë mësimdhënësit, studentët dhe aktivistët e shoqërisë civile të cilët merren me vullnetarizëm dhe e cilësoi punën vullnetare si një akt fisnik”, u tha në komunikatën për media.

(Kosova Sot Online)