Lexoni edhe:
Fatmir Xhafa shigjeton Ramën: Duhet të reflektojë për gjithë këtë pushtet që ka mbledhur, se nuk është supermen
Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe gjatë dy javëve të ardhshme, përcjell "Kosova Sot Online".
Sipas PW, e shtuna fillon me intervale me diell dhe mot shumë të ngrohtë. Vransirat vijnë duke u shtuar gjatë ditës, e pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, që lokalisht mund të jenë edhe si stuhi me breshër.
“Mot jostabil mbetet edhe ditën e diel, me mundësi për rrebeshe e bubullima orëve të pasdites, ndërkohë që temperaturat pësojnë një rënie të lehtë në 24C e 25C. Në ditët e para të javës së ardhshme, parashihet mot relativisht më stabil, me më shumë diell dhe më ngrohtë me temperatura maksimale deri në 28C e 30C ditën e martë”, thuhet në njoftim.
Nga mesi i javës vijuese sërish pritet të kemi disa ditë me mot jostabil, e mundësi për të reshura shiu me bubullima. Në javën e dytë të korrikut, sipas trendeve të fundit, pritet të ketë mot më të nxehtë dhe më stabil, me temperatura maksimale edhe mbi 30C.
(Kosova Sot Online )