![](/uploads/kosova-sot/images/2023/July/01/200x200_LAJMI_I_FUNDIT1688194117.jpg)
Lexoni edhe:
Policia në aksion, kapen mbi katër kilogramë drogë në ish-objektin e Kombinatit Trepça
Policia e Kosovës e ka arrestuar dy persona dje në rrugën “UÇK”, transmeton "Kosova Sot Online". Njëri nga të dyshuarit, sipas policisë, e ka sulmuar me thikë një person që ia ka sulmuar djalin e mitur.I lënduari ka pësuar lëndime të rënda trupore. Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia në aksion, kapen mbi katër kilogramë drogë në ish-objektin e Kombinatit TrepçaLexoni edhe:
“Rr. UÇK, Prishtinë 30.06.2023 – 13:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se në një kafiteri ishin përleshur fizikisht. Fillimisht njëri prej të dyshuarve e kishte sulmuar fizikisht viktimën e mitur mashkull kosovar të cilit i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore, kurse në shenjë revolte babai i të miturit e kishte sulmuar fizikisht me thikë të dyshuarin që ia kishte sulmua djalin i cili si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime të rënda trupore. Palët e përfshira në rast kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK, kurse me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.
(Kosova Sot Online )