Lexoni edhe:
Ish ambasadori holandez Robert Bosch në mbrojtje të Kosovës, dhe kritika BE-së: Ndërkombëtarët po e shtyjnë në një cep Kosovën, e padrejtë ajo që po i kërkohet
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka komentuar situatën e fundit në Kosovë dhe propozimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama që për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi të organizohet një konferencë ndërkombëtare, transmeton "Kosova Sot Online"..
Osmani tha se në një mënyrë takimi në Ohër ishte konferencë ndërkombëtare.
“Takimi në Ohër ishte në një mënyrë konferencë ndërkombëtare dhe mendoj që Ohri dha rezultat në bazë të marrëveshjes së arritur, e dëshmoi se ndoshta është pak më efektiv kur ndodh në rajon ose s’postohet nga Brukseli për shkak se i jep një dimension pak më pak administrativ këtij procesi. Mendoj që çdo forma tjetra që mund të rrisin ndikimin, efektivitetin e këtyre takimeve është i mirëseardhur. Ajo çfarë ne ndajmë me Shqipërinë është se vërtet nuk mundet të vazhdojë kështu ky eskalim i situatës në mes të Kosovës dhe Serbisë, për shkak se kjo po mban peng tërë rajonin. Kujtojmë që e kemi obligimi si Shqipëria ashtu edhe Maqedonia e Veriut si dy vende fqinje me Kosovën dhe Serbinë për të kontribuar jo vetëm në deskalim por në normalizim të raporteve dhe ju e dini që qëndrimi ynë që ky normalizim nënkupton njohjen e ndërsjellët në mes të dy shteteve”, ka thënë ai.
Më tutje ai ka ndarë përvojën e Maqedonisë së Veriut, duke thënë se është një shembull që mund ta ndjek edhe Kosova.
“Unë isha në Prishtinë në ditën kur filloi kjo situatë në veri të Kosovës. Isha në rolin e kryesuesit të OSB-së dhe ajo çfarë e thashë paraprakisht, mendoj që mesazhi më i mirë që mund ta dërgojë në Kosovë dhe Serbi është ta përcjell eksperiencën tonë. Kjo për shkak se ne kemi kaluar në shukmë vështirësi dhe kemi bërë shumë gabime në të kaluarën. Po flas si shtet, duke u izoluare për 20 vite nga komuniteti ndërkombëtar, me gjitha pasojat e mundshme që i ka pasur shteti gjatë asaj periudhe. Tani nga 2017 pas arritjes së Marrëveshjes së Prespës, marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, unë jam sot kryesues i OSBE-së, jemi vend anëtar i NATO-s dhe kemi filluar bisedimet me BE-në”, deklaroi Osmani.
(Kosova Sot Online )