![Dy vajza arrestohen pasi tentuan të fusin marihuanë në Dubravë](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/12/200x200_auto_burgu-dubraves-1-657x350_1546871068-688492015468713221694511793.jpg)
Masat ndëshkuese nga BE-ja reagimi i parë i Qeverisë shkon për opozitën
![Masat ndëshkuese nga BE-ja reagimi i parë i Qeverisë shkon për opozitën](/uploads/kosova-sot/images/2023/June/29/auto_HEKURAN-MURATI-1-1536x1024-1-560x404-1-560x360_11688033460.webp)
Ministri i Financave, Hekuran Murati i ka renditur marrëveshjet ndërkombëtare të cilat tha se opozita “po i mban të bllokuara”, si kundërpërgjigje ndaj reagimeve të partive jashtë pushtetit për masat e para ndëshkuese që Bashkimi Europian i mori ndaj Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".
Murati tha se partitë opozitare po ankohen që Kosova mbeti jashtë programit financiues të BE-së me vlerë 7.5 miliardë eurosh për vendet e Ballkanit Perëndimor, por shtoi se ato i kanë bllokuar “150 milionë euro”.
Postimi i plotë:
Opozita qenka ankuar se pse Kosova ende nuk është bërë pjesë e Programit Evropa Digjitale të BE-së.
Mirëpo është e njëjta opozitë që me muaj të tërë po mban të bllokuara marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend, pa asnjë arsye të vlefshme.
Janë gjithsej afro 150 milionë euro të bllokuara nga opozita:
- 25 milionë euro marrëveshja me Kfë për investime në rrjetin e transmisionit të energjisë elektrike;
- 84 milionë euro projekti i Ngrohjes Qendrore Solare, i financuar me grante nga Gjermania, grante nga BE, dhe kredi nga BERZH.
- 40 milionë USD marrëveshja me Fondin Zhvillimor të OPEC, mjete që planifikojmë t’i investojmë në infrastrukturë sportive, për t’u bërë gati për Lojërat Mesdhetare.
(Kosova Sot Online)