Moti në javën e parë të korrikut, ja si do të jenë temperaturat
Java e parë e korrikut do të fillojë me mot më të nxehtë dhe me diell në Kosovë, ndërsa të mërkurën do të ketë rrebeshe shiu dhe bubullima, përcjell "Kosova Sot Online".
Prishtina Weather ka njoftuar se temperaturat maksimale do të arrijnë në vlera edhe prej 30C e 31C ditën e martë.
Njoftimi i plotë:
Java e parë e korrikut fillon me mot më të nxehtë dhe me diell. Të mërkurën rrebeshe e bubullima.
2.07.2023 – Ditët e para të javës së parë të korrikut pritet të fillojnë me kushte të një moti më stabil, më të nxehtë, kryesisht me diell. Temperaturat maksimale arrinë në vlera edhe prej 30C e 31C ditën e martë.
3.07 – Më nxehtë e kryesisht me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull.
4.07 – Kryesisht me diell e nxehtë. Pasdite rreth viseve malore mund të ketë ndonjë rrebesh të shkurtër shiu.
5.07 – Paradite intervale me diell. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.
6.07 – Intervale më të gjata me diell. Pasdite do të ketë zhvillime të vransirave lokale, që mund të shoqërohen edhe me riga lokale shiu.
7.07 – Fillimisht me diell, e pasdite rrebeshe shiu dhe bubullima.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e dominuar më shumë nga krahu verior 3-8m/s.
Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, me tendencë të rritjes në fundjavë.