11-vjeçarin e zë korrenti në park në Greqi
Një 11-vjeçar është goditur nga rryma elektrike në një kënd lojërash sot në Greqi, përcjell "Kosova Sot Online".
Sipas ERT, fëmija ka qenë duke luajtur me miqtë e tij kur ka vendosur dorën mbi telat e zhveshur të dalë nga një shtyllë elektrike, ku është goditur nga rryma.
Mjekët kanë deklaruar se fëmiu është jashtë rrezikut për jetën.
(Kosova Sot Online)