Bujar Osmani ua prezanton shefave të OSBE-së planin për deeskalimin e situatës në Kosovë
Kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, është takuar me shefat e misioneve të OSBE-së në Kosovë, Maqedoni Veriore dhe Serbi, përcjell "Kosova Sot Online".
Osmani u ka prezantuar perspektivat e mundshme të planit 9-pikësh për deeskalimin e situates në vend.
“Udhërrëfyesi i ofruar nxit atmosferë dialogu dhe bashkëpunimi”, ka shkruar kryediplomati i Maqedonisë Veriore.
Osmani ka shkruar se janë inkurajuese mendimet e tyre mbi perspektivat e mundshme të planit 9-pikësh për deeskalimin e situatës që paraqita si Kryesues i OSBE-së.
(Kosova Sot Online)