Aleksander Vuçiq i quan terroristë policët dhe ushtarët e Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka quajtur terroriste njësitet speciale të Policisë së Kosovës dhe FSK-në, përcjell "Kosova Sot Online".
Duke komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës që i shpalli terroriste organizatat “Mbrojtja Civile” dhe komponenen e saj “Brigada e Veriut”, Vuçiq mori shembullin sikur Serbia t’i shpallte terroriste njësitet speciale të Policisë së Kosovës.
“Ata janë në fakt terroristë, ashtu si FSK-ja. Më thoni, ju lutem, sipas cilit akt ndërkombëtar mund të ekzistojnë, pasi NATO thotë se bazohet në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Me çfarë akti i armatosni ju turqit dhe të tjerët. Me çfarë të drejte ekzistojnë”, pyeti Vuçiq dhe më pas u përgjigj vetë.
(Kosova Sot Online)