Kearns kërkon që pas Britanisë edhe vendet tjera, të gjithë ta sanksionojnë Dodikun

  • 03 July 2023 - 08:41
Kearns kërkon që pas Britanisë edhe vendet tjera, të gjithë ta sanksionojnë Dodikun

Kearns kërkon që pas Britanisë edhe vendet tjera të sanksionojnë Dodikun, transmeton "Kosova Sot Online )

Deputetja Britanike Alicia Kearns ka bërë thirrje që edhe vendet tjera të veprojnë pas vendimit që Britania e Madhe ka marrë për t’i vënë sanksione Milorad Dodik, kryetar i etnitetit të Republikës Serpsak në Bosnjë e Hercegovinë.

Ajo përmes një postimi në Twitter poashtu ka kërkuar që Britania e Madhe t’i bashkohet forcave të EUFOR-it në Bosnjë për të ndaluar qëllimet e Beogradit.

Dodik ka paralajmëruar se do të vendosë postblloqe për të ndarë etnitetet në Bosnjë dhe mbajtjen e një referendumi gjatë këtij viti për pavarësi.

Postimi:

Mbretëria e Bashkuar ka sanksionuar Milorad Dodik pas thirrjeve nga Parlamenti.

Tani është koha që vendet e tjera të veprojnë.

Mbretëria e Bashkuar duhet t’i bashkohet EUFOR-it dhe më në fund të marrë një pozicion parandalues kur bëhet fjalë për Beogradin dhe ata që ata mundësojnë.

(Kosova Sot Online )