LDK-ja në aksion : Abdixhiku të mërkurën nis takimet për ta propozuar planin e daljes nga kriza
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është deklaruar sërish për idenë e nisjes së artikulimit të një mendimi të përbashkët shoqëror, të cilën e ka quajtur si rrugë të re të Kosovës, “përballë politikave përplasëse me aleatët historik të saj", transmeton "Kosova Sot Online "
Abdixhiku sot ka njoftuar se nga e mërkura do të nisin takimet e para, ku sipas tij pritet që të shtrohet nevoja për ndërtimin e një mendimi, me propozime për dalje nga kriza.
“Jam i lumtur me reagimin e parë publik ndaj vet iniciativës. Jam i lumtur me mbështetjen e gjerë të dhënë nga vet akterët për këtë qëllim. Jam i bindur se shoqëria kosovare ka masën kritike të domosdoshme brenda saj, për të bërë gjënë e duhur në momentin e duhur. Dhe ky është momenti i duhur.
Nga e mërkurja, do të organizojmë katër takimeve të para; dhe atë me:
I. Opinionistë e gazetarë;
II. Organizata të shoqërisë civile;
III. Profesorë universitarë e ish diplomatë; dhe
IV. Biznese nga sektori privat në vend.
Në të katër takimet e para, do të shtrojmë jo vetëm nevojën e ndërtimit të një mendimi e rrugëtimi të përbashkët euro-atlantik, por dhe propozimet tona për dalje nga kriza e tanishme izoluese e tensionuese. Këto propozime do të përmbajtësohen nga vet pjesëmarrësit; e rruga e re e Republikës, do të lindë natyrshëm nga angazhimi gjithëshoqëror. Kosova mundet më mirë.
Kosova meriton më shumë”, ka shkruar Abdixhiku.
(Kosova Sot Online )